Moti, 8 Shkurt 2024. Vranësira dhe reshje shiu

Këtë të enjte, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa, me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe alternime kthjellimesh.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe të izoluara në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht në atë qendrore. Më pas, për pjesën tjetër të ditës pritet mot kryesisht i kthjellët, si dhe vranësira kalimtare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 2 deri 17°C;

Në zonat e ulëta 3 deri 21°C;

Në zonat bregdetare 5 deri 21°C.

Author: jehona