Ne poezite e nje veterineri

Imer Hysa u lind në Gjorm të rrethit të Kurbinit, më 1961. Është diplomuar për mjek Veteriner, profesion të cilin vazhdon ta ushtrojë. Është marrë me poezi dhe publicistikë që në adoleshencë duke botuar në gazetat dhe revistat e kohës, por njëherazi, poeti veteriner, është bashkëpunëtor në revista shkencore dhe artistike si brenda ashtu edhe jashtë vendit si Revista “Veterinaria Shqiptare”, “Revista Sharri” etj.

  • Është prezentë pothuaj në të gjitha mediat kryesore të vendit si specialist i profesionit si dhe si krijues. Është vlerësuar me çmime nga grupe poetike letrare në ballafaqimet e shumta që ka marrë pjesë në evente të ndryshme krijuesish .

Ka botuar librat me poezi:
1. “Kur fjalët bëhen buqetë”
2. “Endrra në udhëkryq”

NDARJA E GJAHUT
( Fabul )

Luani, ujku e dhelpra, dolën për gjah
Dhe gjahun e zënë deshën të ndanin,
Pasi zunë vënd mbi barë, nën një ah
Me padurim prisnin prenë të hanin.

Ndaje – i tha luani ujkut, ki mendjen;
Dhe ujku ndarjen e bëri treshe,
Nga një për luanin e dhelprën,
Patjetër që dhe një për vete.

Luani i habitur nga veprimi i ujkut
Sytë zgurdulloi, si pëlqeu ndarja,
Dhëmbët i nguli si majat e sfurkut
E dhelprës i tha – ndaj nga e para.

Dhelpra ndau me zgjuarsinë e dhelprës;
Kjo është e jotja për në mëngjes,
Këtë shijoje në vaktin e drekës
Ndersa këtë në darkë me zonjën luanesh.

I befasuar luani nga ndarja e dhelprës
Kush të mësoi e pyeti të ndash kaq drejtë!?
Ujku – u shpreh dhelpra me përkëdhelje
Ndarje tjetër para teje a mund të ketë?

SYTË

Kam pa sy që qeshin, që flasin kam parë
Siç kam pa sy që heshtin dhe sy duke qarë,
Sy bojqielli kam pa siç kam parë sy ngjyrë ulliri
Sy zhbirues kam pa, skuqur nga zemërimi.

Kam pa sy të mbushur gjithë shpresë
Dhe sy që të ndjekin gjithë delikatesë,
Sy me bisht, që dashuri shkëmbejnë,
Siç kam pa sy tinëzarë që zhgënjejnë.

Nga të gjithë llojet e syve që kam parë
Kam qarë për sytë që pashë duke qarë,
Kam pëlqyer shumë sytë dritëngrohës
Dhe shpëfillur kam sytë mosmirnjohës

 

Author: jehona