Poezia ne estetiken e Adelines.

Ka lindur në Tiranë, në vitin 1982. Pasi ka kryer studimet në Universitetin “Aleksander Xhuvani” në Elbasan, për degën Gjuhë –Letërsi, ka punuar si mësuese deri në vitin 2005, atëher kur emigroj për në Kretë. Nga viti 2018 banon dhe punon në Tiranë . Në shkurt të vitit 2021 botoi librin e parë me poezi me titull “PA TY”, ndërsa në Prill të 2022 vjen me vëllimin e saj të dytë “FOLE MIRËSIE “. Është estetiste si dhe ka pasion pikturën
Ka botuar :
1.”PA TY”
2.”FOLE MIRËSIE”

S’KAM FAJ

Nuk kam bërë asnjë mëkat
Se ty kaq fort të dashuroj.
Zemra më rreh për ty çdo natë,
Dhe shpesh në ëndrra të takoj.

Nuk ndjehem fajtore fare,
Që për ҫdo ditë të dua pranë.
Në trup ndjej të ndezur ca zjarre
Dhe flakëroj si flakadan…
Ti dërgove

KY ZË

Ky zë s’e di ende nga erdhi,
Mbase nga malet, atje shpërtheu.
Një fllad, një melodi e derdhi,
Aroma shpirti se ҫ’më ndjeu.

Ky zë, ky zë si mall më ngjan,
Si mall kujtimesh mbetur tej.
Turrem… pishtar në dorë mbaj,
Terrin të ndrij, zërin ta ndjej…

Ky zë ma bën buzën të dridhet,
Ky zë – shkulm bregu e përplas,
Ky zë – polen lëndinash hidhet,
Ky zë që më përmbyt me gaz.

Ky zë që largësitë afron
Dhe mbledh kujtime një nga një,
Ky zë që ëndrra më zgjon,
Ç’më lumturon, ç’më çmend ky zë.

VAJZA E GËRMAVE

Si tramvaj mesnate ndaloj mbi një fletë,
Derdh gërmat udhëtare në të vetmin stacion.
Me to stolis fjalët, territ i jap jetë,
E bëj sirenë shpirti qiellin që gjëmon.

Jam vajza e gërmave, si me rruazat luaj,
I qëndis në gjoks si nuanca ylberi.
Me dorën që dridhet një ndjenjë shkruaj,
Pena peng në një varg më ngeli.

Jam vajza e gërmave që agimin ndrisin,
Diku në një varg kujtimin tënd ruaj.
Germat një nga një fletën e stolisin
Pa pranga, pa ndrojë, shkruaj… shkruaj…

Author: jehona