Moti, 23 Gusht 2023. Ulje e temperaturave dhe reshje shiu

Në pjesën e parë të ditës, Ultësira Perëndimore paraqitet me intervale kthjellimesh dhe vranësira të lehta e kalimtare, ndërsa vranësira më të dendura do të ketë në zonat malore.

  • Parashikohet që pas mesditës dhe në vijim, vranësirat të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu në zonat veriore dhe  verilindore. Gjatë natës pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 37°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

Author: jehona