IN MEMORIAM/ Për Jonadën, Engjëllin e të gjithë Shqiptarëve…

Nga Igli Celmeta 

Si sot një vit më parë, më 2 gusht të vitit 2022 ndodhi tragjedia në plazhin e Potamit në Himarë, ku e gjithë Shqipëria, por edhe mbarë bota u tronditën, u pikëlluan dhe me lot në sy iu vërsulën “shtetit” dhe kriminelit të pashpirt, që i mori jetën në sytë e babait, engjëllit të vogël, Jonadës.

  • Një efektiv policie ia mori jetën padrejtësisht, ai vrasës është fytyra e sistemit të djallëzuar që është krijuar ndër vite në Shqipërinë e shkatërruar. Vdekja e Jonadës na tronditi dhe na bëri të reflektojmë për shoqërinë ku jetojmë. Të gjithë si shoqëri duhet të luftojmë fort, në çdo mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më kurrë dhe që të bëhet drejtësi për Jonadën. Autori duhet të marrë dënimin maksimal nga drejtësia, dënim që ende nuk është dhënë dhe që të gjithë e presim.
1 vit më parë realizova një dokumentar për Jonadën e vogël, që të bëhet drejtësi. Nuk do t’i harroj kurrë fjalët e gjyshit të Jonadës, të nderuarit Ismet Avdia, një njeri i jashtëzakonshëm, me vlera të larta, një njeri fisnik. Fjalë që që do t’i mbaj gjithmonë si udhërrëfyes në rrugëtimin tim në gazetari.
  • Jonada, o engjëll i vogël, nuk të kujtoj vetëm sot, të kujtoj shpesh, çdo ditë kur ndodhin padrejtësi në këtë vend të qelbur, do të kujtoj gjithmonë! E vogla Jonada, nuk do të harrojmë kurrë! Nuk mund ta përshkruaj dot dhimbjen që ndjej edhe tani që po shkruaj këto fjalë për ty. Vdekja jote do të ngelet një plagë e pashërueshme për Shqipërinë!

Në sytë e tua të bukur dhe të shkruar, sot shohim parajsën ku ndodhesh. Familjes tënde u ke lënë një boshllëk që nuk zëvendësohet kurrë. Një boshllëk që as nuk mund të përshkruaj me fjalë. Ti je engjëll i vogël lart në qiell, je engjëll i të gjithë shqiptarëve! Kurrë nuk do të harrojmë!

Author: jehona