“Metamorfoza”/ Pezullohet prokurori i Kukesit

Në pranga prej operacionit “Metamorfoza”, KLP mblidhet me urgjencë, pezullohet prokurori Xhevahir Lita
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot një mbledhje urgjente ku janë marrë edhe dy vendime. Fillimisht është vendosur pezullimi nga detyra e prokurorit Xhevahir Lita, drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, i cili aktualisht është në pranga. Ndërsa po ashtu është hapur edhe gara për zëvendësin e tij.

Author: jehona