Qeni i Joe Biden kafshon 7 agjentë

Qeni 2-vjeçar i Biden ka bërë për spital tashmë shtatë persona.

Mediat e huaja shkruajnë se “Komandanti” i Biden ka kafshuar të paktën shtatë anëtarë të personelit të shërbimit sekret.
Mësohet se njëri prej agjentëve ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Eksperti i sjelljes së qenve në Manhattan, Andrea Ardern i tha gazetës amerikane se mjedisi nuk është përgjegjës për sjelljen e padisiplinuar të një qeni.

Përkundrazi, siç theksoi ai, përgjegjësinë e ka pronari i kafshës, i cili duhet të merret me sjelljen agresive të kafshës së tij, sapo të dallojë shenjën e parë të egërsisë.

CNN ka thënë se qeni në fjalë është përfshirë në të paktën 10 incidente, në një prej të cilave zonja e parë Dr. Jill Biden nuk arrinte ta kontrollonte teksa sulmonte një anëtar të sigurisë së “Secret Service”.

Të tjera incidente kanë ndodhur kur qeni shëtiste në kopshtet e Shtëpisë së Bardhë i palidhur me litar.

Author: jehona