Nga Ralf Klostermann, BILD
A do përballet bota me një fatkeqësi masive natyrore ? Gjeologët janë të shqetësuar pasi një super-vullkan në ‘Fushat flegraike’, shumë pranë qytetit italian të Napolit, është bërë aktiv së fundmi.
BILD shpjegon situatën.
Një ekip kërkimor nga Kolegji Universitar i Londrës dhe Instituti i Kërkimeve për Gjeofizikën dhe Vullkanologjinë në Itali, së fundmi kanë ekzaminuar gjigantin nëntokësor.
- Rezultati: prej disa vitesh ka pasur shenja të rritjes së aktivitetit. Këto përfshijnë avuj dhe gazra të çliruara, si dhe lëkundje të vogla tërmeti që shkaktohen nga lëvizjet e magmës në thellësi.
Vullkanologu Thomas Walter, profesor në Qendrën Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat në Potsdam, thotë për BILD: “Situata në ‘Fushat flegraike’ është shqetësuese, por ende nuk është dramatike. Problemi është se zona atje është shumë e populluar”.
-
I vetmi super-vullkan në Europë, kufizohet drejtpërdrejt me qytetin e Napolit. Prandaj një shpërthim i fortë do të kishte pasoja katastrofike. Jo vetëm në nivel lokal, por edhe global.
Retë gjigante të hirit do të errësonin qiellin mbi Europë për një kohë të gjatë. Si rezultat, mund të ketë ndryshime klimatike dhe dështime në kultivimin e bimëve. Ekspertët flasin më pas për një dimër vullkanik.
Si është saktësisht situata në terren?
Magma e nxehtë grumbullohet rreth dy kilometra nën sipërfaqen e tokës. Megjithatë, meqnëse ‘Fushat flegraike’ kanë një diametër prej shtatë kilometrash, është e vështirë të parashikohet se ku do të ndodhë një shpërthim. Askush nuk mund të thotë sot se sa i fortë do të ishte shpërthimi i radhës.
Profesori Thomas Walter thotë: “Që nga vitet 1980, kishte një ngritje të tokës atje dhe ekzistonte frika nga një shpërthim i madh. Në atë kohë, një pjesë e popullsisë madje u evakuua”.
Por asgjë nuk ndodhi. Situata u qetësua sërish.
Cilat janë shenjat paralajmëruese të një shpërthimi?
Gjeologët dallojnë katër parametra për monitorimin e vullkaneve:
-deformimi (ulja ose ngritja) e tokës
-lëkundje në thellësi (tërmete të vogla)
-degazim në sipërfaqe
-matjet e temperaturës.
Profesor Walter thotë: “Në Itali ne kemi sistemin më të mirë të monitorimit në botë”. Përveç kësaj, shpërthimet e mëdha të super-vullkaneve janë jashtëzakonisht të rralla. Ato ndodhin çdo 10 mijë vjet.
Megjithatë: