MOTI, 22 Korrok 2023. Temperatura deri në 43 gradë

Sot do të shënohen vlerat më të larta të kesaj vale ku maksimumi pritet në qarqet Berat dhe Gjirokastër deri në 43 gradë C.

  • Ndërkohë, moti do të vijojë i kthjellët në të gjithë vendin. Përjashtuar; vranësira të lehta e kalimtare të cilat si filllim do të shfaqen në zonat malore dhe gradualisht do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit mbeten sërisht të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 43°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtesi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të krijohet dallgë 3 ballë.

Author: jehona