Kujdes…,temperaturat deri në 40°C.

Vendi ynë gradualisht do të futet drejt valëve të nxehtit Afrikan me epiqendër në Jug të Italisë duke sjellë edhe në Shqipëri mot të kthjellët dhe të nxehtë.

  • Temperatura shumë të larta do të regjistrohen në qarqet; Shkodër, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër.

Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare të cilat më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore.
Prania e lagështirës së lartë në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë në disa zona të Ultësirës Perëndimore.

  • Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 40°C.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Author: jehona