Inceneratorët/ 90 milionë euro deri tani

Nga Julian Hoxhaj

Që nga krijimi i skemës famëkeqe të inceneratorëve, buxheti i shtetit ka transferuar në llogaritë e tyre rreth 90 milionë euro (pa llogaritur këtu 22 milionë euro të landfillit të Sherishtës në Vlorë).
  • Sigurisht, deri më tani ekziston fizikisht dhe në gjendje pune (pavarësisht se kur ndizet) vetëm inceneratori i Elbasanit. Ky incenerator sot vijon të thith miliona çdo muaj nga bashkitë e qarkut Elbasan, të cilat paguajnë për çdo ton mbetje te kompania Eco Elb e cila është në pronësi të bashkive (pra bashkitë paguajnë veten).
  • Nga ana tjetër, Tirana nuk ka incenerator hiç, por deri më tani kompania përkatëse ka përfituar mbi 50 milionë euro vetëm për depozitim mbetjesh.

Në Fier, skandali thellohet më tej, sepse pasi SPAK vendosi sekuestro për kompaninë dhe ndali pagesat nga buxheti i shtetit, zgjidhjen e qeses e bën vetë bashkitë pas zgjedhjeve, që kanë nisur të paguajnë miliona për llogari të inceneratorit. Por, skandali më i madh është tjetër kund.

  • Qeveria Shqiptare ka miratuar strategji, që vendos si prioritet edhe ndarjen në orgjinë dhe ricikilimin e mbetjeve urbane. Kështu do të ketë më pak kosto menaxhimi, më pak ndotje mjedisi dhe më shumë përfitime financiare për bashkitë. Por a e dini çfarë ndodh? Bashkitë në shumicë absolute nuk kanë asnjë projekt për menaxhimin e integruar të mbetjeve, madje ato sot kanë dyfishuar kostot vetëm që mbetjet të shkojnë në incenerator.

Nëse SPAK do ta kishte seriozisht punën e inceneratorëve, do të mjaftonte të shihej si shkelje ligjore fakti që sot bashkitë nuk bëjnë menaxhim të integruar të mbetjeve për të çuar në Durrës edhe shumë kryebashkiakë të tjerë. Vitin e kaluar bashkitë që dërgojnë mbetjet në incenerator, më kanë konfirmuar se nuk bëjnë as ndarje në burim e as diferencim për riciklim të mbetjeve urbane, duke shkelur strategjitë dhe rregulloret e miratuara nga qeveria për mbetjet urbane.

Me ritmet aktuale, deri në 2030 shifra 430 milionë euro do të plotësohet!

Author: jehona