Moti- 20 Qershor 2023

Si pasojë e masave ajrore me origjinë afrikane, territori shqiptar paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.

  • Orët e pasdites sjellin kalime vranësirash të lehta në territor, disi më të dukshme në zonat Veriore dhe Verilindore.
Nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të vijojë Shqipëria deri mëngjesin pasardhës.
  • Temperaturat e ajrit rriten lehtë si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C.
  • Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Author: jehona