Mali kërkon largimin e menjëhershëm të misionit paqeruajtës të OKB-së

Ministri i Jashtëm i Malit i ka bërë thirrje OKB-së që të tërheqë forcën e saj paqeruajtëse nga vendi i tij “pa u vonuar”.

Abdoulaye Diop akuzoi forcën “Minusma” se “u bë pjesë e problemit në nxitjen e tensioneve ndërkomunale”. Ai po i drejtohej Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Minusma ka më shumë se 13,000 trupa. Misioni i saj dhjetëvjeçar ka dështuar , nuk ka arritur që ta ndalojë përhapjen e dhunës xhihadiste.

Mercenarët rusë Wagner po i ndihmojnë tani sundimtarët ushtarakë të Malit.

Zyrtarët perëndimorë e kanë akuzuar Wagnerin për abuzime të të drejtave të njeriut në Ukrainë dhe pjesë të Afrikës, dhe muajin e kaluar SHBA njoftoi sanksione ndaj Ivan Maslov, të cilin e përshkroi si zyrtarin më të lartë të Wagner në Mali.

Wagner nuk ka komentuar mbi akuzat perëndimore dhe aktivitetet e tij në Mali dhe pjesë të tjera të Afrikës mbeten të mbuluara me fshehtësi.

Author: jehona