Mrekulli “kolumbiane”…!

Katër fëmijë i kane mbijetuar një aksidenti me avion që ndodhi më 1 maj në pyllin Guaviare në departamentin e Caquetà, u gjetën të gjallë.

Kjo është raportuar nga gazeta El Tiempo, duke e cilësuar gjetjen “një mrekulli”.

“Ne i gjetëm të gjithë të gjallë”, tha ushtria kombëtare kolumbiane. Katër vëllezërit e vegjël, të moshës 13, 9, 4 vjeç dhe 11 muajsh, i mbijetuan një aksidenti avioni ku humbën jetën tre persona (dy pilotë dhe një grua).

  • Ekipet e shpëtimit kishin gjetur të dhëna nga fëmijët në pyll, duke përfshirë gjurmët në një kasolle me gjethe dhe gjurmët e këpucëve.

Më 1 maj, Forcat Ajrore Civile Kolumbiane raportuan se një avion i vogël kishte raportuar vështirësi fluturimi përpara se të humbiste koordinatat. Pas 16 ditësh kërkime, autoritetet gjetën avionin, një Cessna 206, të bllokuar në bimësi. Pak më parë ishin gjetur trupat e pajetë të tre të rriturve.

  • Të miturit kishin arritur të mbijetonin duke u ushqyer me fruta dhe perime. Përveçse mori një vëmendje të madhe mediatike, rasti i vëllezërve Mucutuy u bë shkak edhe për një polemikë politike.

Më 18 maj, presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, kishte fshirë një mesazh nga profili i tij në Twitter, ku jepte llogari për gjetjen e të miturve.

Kam vendosur të fshij mesazhin për faktin se informacioni i marrë nga ICBF (Instituti Kolumbian i Mirëqenies së Familjes) nuk mund të konfirmohej. Më vjen keq për atë që ndodhi”, ka shkruar Petro.

Author: jehona