Nis kundërofensiva ukrainase

Siç ishte paralajmëruar prej disa muajsh, Ukraina ka nisur kundërofensivën e saj në lindje të vendit për të rimarrë kontrollin e territoreve të pushtuara nga ushtria ruse.

Lajmi për nisjen e këtij sulmi gjigant ushtarak konfirmohet nga autoritetet ushtarake të Kievit zyrtar, por edhe nga mediat ndërkombëtare.

Aktualisht, raportohet se përleshje të ashpra po zhvillohen në rajonin e Orichova në Zaporizhzhia, ku sipas ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, forcat armike ruse janë duke u përpjekur të ruajnë pozicionet.

Luftime po zhvillohen dhe në Velika Novosilka, në drejtim të Novopalivsk, në rajonin e Donetsk.

Sipas zv/ministres ukrainase, Hana Maliri, trupat ukrainase deri në këto momente kanë avancuar deri në 1 km në territorin që më herët kontrollohej nga ana e rusëve.

Në anën tjetër, Kremlini zyrtar mohon se po përballet më vështirësi në frontin e luftës. Sipas zyrtarëve më të lartë ushtarakë, forcat ruse zmbrapsën një sulm në Zaporizhzhia dhe vranë 350 ushtarë të Kievit dhe shkatërruan 30 tanke.

Author: jehona