Nga Ylli Dylgjeri
Ta fillojmë nga Dumani i SPAK-ut: Nuk e dimë kush është pronari real prandaj nuk veprojmë…!
Uaaaaaaa!
- Inceneratori pra është jetim! Pa nishan! Nuk i gjendet as nëna e as baba, apo kush e ka dhënë farën për ngjizje. Inceneratori deri tani qenka kopil, ose një kodosh ferre!
Fshati i madh na thote se në ferra deri tani janë parë të kruhen Rama, Ahmetaj, Agaçi, Velija, Zoto, Mertiri, Gugallja, e të tjerë…të tjerët s’të linin ferrat t’i shihnim!
Tërë këto personazhe politikë, e të tjerë, që janë burgjeve, janë hipsat e inceneratorëve.
Por ne duam babain…?
Inceneratori është mashkull dhe si i tillë gjenet janë të shumta dhe kombinimet e tyre të shumta mund të ndikojnë në tiparet fizike dhe në personalitetin e fëmijës anonim.
Vetëm analiza e ADN-së e zbulon i kujt është ky kopil.
Pra kujt i ngjan kopili ?
SPAK ka bërë trajnime në SHBA, ka buxhete, ka informator…në fund ka edhe Prokuror.
Gjenet e emrave të mësipërm janë të shumta dhe kombinimet e tyre të shumta mund të ndikojnë në tiparet fizike dhe në personalitetin e trashëgimtarit që sot na del kopil.
Por dëshmitarët na thanë mbrëmë në Syri.net se fara është rumune, pastaj iraniane, e në fund italiane…
E prap SPAK nuk guxon të hetojë! Thotë: S’dimë kush është pronari!
Ndaj nuk po heton, se ka hall se fyhet, e gjuan kot pronarin!
Por, afera është e përbindshme.
Të tërë këto lart, janë hipsat e ngjizjes së inceneratorëve. Shkenca thote se vetëm analiza e ADN-së e zbulon i kujt është ky kopil.
Po kujt i ngjan kopili…?
Ja po bëjmë një supozim.
- Nga përmasat dhe forma i ngjan Ramës.
- Nga intelekti i ngjan Agaçit.
- Nga kuleta i ngjan Veliajt.
- Nga budallallëku i ngjan Zotos e Mërtirit.
- Nga tymi i ngjan Ahmetajt…
Ky është identikiti.
Por, SPAK prap nuk po guxon të hetojë. Nuk heton se i vdes në dorë kopili. Afera është e përbindshme.
Faji është jetim.