Artan Lame /Po hetohet nga SPAK, ja pse e hoqi Rama

Ish-kreu i ASHK-së, (Agjencia Shtetërore e Kadastrës), Artan Lame, është duke u hetuar nga SPAK, pas disa kallëzimeve të bëra për regjistrime të ndryshme, pas urdhrave verbalë të dhënë prej tij ndaj drejtuesve të institucionit, për të kryer veprime në shkelje të ligjit.

CNA ka mësuar se janë disa kallëzime për Artan Lamen, të cilat ndodhen në SPAK dhe po hetohen, por ka kallëzime të tjera, edhe në Prokurorinë e Tiranës ku po kryhen hetime për shumë dosje me përgjegjësinë ligjore ndaj regjistruesve dhe deri tek Artan Lame.

Burime zyrtare i thanë CNA-së se shkarkimi i Lames është bërë pikërisht për shkak të disa skandaleve të ndodhura në ASHK, të cilat fillojnë që nga legalizimet deri te regjistrimi i pronave në mënyrë të paligjshme korruptive.

CNA do të sjellë detaje mbi dosjet shumë voluminoze që lidhen me hetimet ndaj Artan Lames, drejtuesve të ASHK-së në qendër dhe rajonale.

CNA raportoi me datën 9 mars, për shkarkimin e beftë të Artan Lames. Lame në një konferencë për mediat e quajti këtë si një dhuratë nga kryeministri Edi Rama, dhe u shprehur se dëshironte t’i kushtonte kohë shëndetit të tij.

Author: jehona