Itali/Përmbyset anija me emigrantë, 30 të vdekur

Bëhet me dije se gjithçka ka ndodhur pas përmbytjes së një anijeje të mbingarkuar me emigrantë. Mediat italiane shkruajnë se varka është mbytur për shkak të detit të trazuar dhe dallgëve të mëdha, ndërsa ishte dhe e mbingarkuar.

Ndërkaq, përveç trupave të gjetur në plazh, në zonën e “Steccato” sipas Ansa.it ka edhe trupa të pajetë në det, gjë që mund të çojë në rritjen e bilancit të viktimave.

Në vendngjarje së bashku me karabinierët dhe policinë ndodhen Guardia di Finanza, roja bregdetare dhe zjarrfikësit.

Author: jehona