Në këto ditë të ftohta dimri, ujëvara e Poçestit në Parkun Natyror “Korab – Koritnik”, ofron këto pamje të bukura për të gjitha ata që ndjekin shtegun “Poçest – Ujëvara e Poçestës”, një shteg me vështirësi mesatare.
Për afro 3.2 km ndesheni me peizazhe unike, siç është ajo e Luginës së Drinit të Zi, e më tej shtegu ngushtohet dhe kalon përmes shkurreve me dëllinje, ferra, lajthia, fiere dhe dushk.