I ftohti siberian gradualisht po tërhiqet nga territori Shqiptar duke bërë që në vendin tonë të rikthehen temperaturat tipike përsa i përket muajit shkurt.
Edhe gjatë ditës së sotme vendi ynë do të mbetet nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin orë të shumta me diell kryesisht në zonat bregdetare dhe në një pjesë të mirë të qyteteve të zonës së ulët.
Ndërsa në zonat malore here pas here pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -7°C deri në 15°C.
Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.