Krishtlindjet/Sirenat e alarmit bien në Ukrainë, avionët rusë janë ngritur në Bjellorusi

Edhe pse sot besimtarët e krishterë kremtojnë Krishtlindjen, sirenat e sulmit ajror kanë rënë në Kiev dhe në rajone të tjera të Ukrainës.

Administrata e qytetit të Kievit u bëri thirrje njerëzve të shkojnë në strehimore pasi u shpall alarmi ajror.

  • Kryetari i bashkisë së Mykolaiv në jug të vendit paralajmëroi në kanalin e tij zyrtar Telegram, për sirenat.

Raportet e pakonfirmuara në mediat sociale ukrainase thanë se alarmi mund të jetë dhënë pasi avionët rusë u ngritën në Bjellorusi.

Author: jehona