Na thanë jemi në krizë se është luftë.
Pastaj na thanë do vendosim fashën për të përballuar luftën.
Pastaj na thanë që u bëmë nikoqir, kemi kursyer energji nuk do e vendosim fashën në nëntor.
Sigurisht që gjatë gjithë kësaj kohe KESH vazhdon të blej energji me çmime stratosferike.
Por në gjithë këtë tollovi thëniesh dhe tenderimesh harruan anijet gjenerator.
U morën me qera për të përballuar krizën me një kontratë 2- vjeçare por sot askush nuk flet për to…! ?
- Sa paguajnë për anijet gjenerator për t’i mbajtur në brigjet e Vlorës?
- Përse u morën kur sot hapim dyer e digave…?
- A do blihen nga qeveria ?
- Përse u morën n.q.s sot nuk përdoren?
- A mban dikush përgjgjësi për këtë shpërdorim paraje ?
Shume thonë që janë të amortizuara e pas kësaj kontrate do blihen e do përfundojnë për skrap si rafineria në BALLSH (por kjo mbetet për t’u parë në vazhdim)
Por ju lutem deputeteve në parlament ta pyesin Belinda Ballukun sa na kushtojnë këto anije në ditë për të ndenjtur kot !!!!!
Të kërkohet të bëhet transparence për kontratën e lidhur dhe proçedura e përdorur.
Se kjo qeveri veç një gjë di të bëjë mirë, të shpërdoroje paratë e buxhetit.