Norvegjia në gatishmëri nr 1 ushtarake

Norvegjia do të vendosë ushtrinë e saj në gatishmëri të lartë nga dita e martë, deklaroi kryeministri norvegjez, teksa ky shtet po rrit sigurinë në përgjigje të luftës në Ukrainë.

Norvegjia tani është eksportuesja më e madhe e gazit natyror në Bashkimin Evropian, duke dërguar rreth çerekun e furnizimeve në BE, pasi Rusia ndaloi dërgesat.

Kjo është situata më e rëndë e sigurisë në disa dekada”, tha më 31 tetor kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere. “Nuk ka tregues se Rusia po zgjeron luftën e saj në shtetet e tjera, por rritja e tensioneve na bën ne më të ekspozuar ndaj kërcënimeve, operacioneve të inteligjencës dhe fushatave ndikuese”, shtoi ai.

  • Forcat e armatosura norvegjeze do të kalojnë më shumë kohë në detyra operacionale sesa në stërvitje, dhe Garda e Brendshme, që është një forcë e mobilizimit të shpejtë, do të ketë rol më aktiv, tha ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjoern Arild Gram.

Ndërkaq, forcat e armatosura norvegjeze kanë anuluar stërvitjet me Shtetet e Bashkuara me avionët luftarakë F35, duke preferuar që këta avionë të mbesin në Norvegji, tha kreu i forcave të armatosura, gjenerali Eirik Kristoffersen.

Ne presim që kjo situatë të zgjasë të paktën një vit”, tha Kristoffersen.

 

Author: jehona