Ricchi and Pover, ata ishin 4….

Është ndarë nga jeta këngëtari i shquar italian Franco Gatti një prej themeluesëve të grupit   “Richi and Poveri”.

“Richi and Poveri”ishte një grup pop italian i formuar në Genova në 1967, i përbërë fillimisht nga Angela Brambati, Angelo Sotgiu, Franco Gatti dhe Marina Occhiena. Aktivë që nga fundi i viteve 1960, ata kanë shitur mbi 20 milionë disqe. Autori i teksteve të këtij grupi  Franco Califano do të shprehej: “Ata ishin të pasur në ide, por të varfër në para“. I lindur si një kuartet polifonik, i formuar nga dy zëra mashkullorë, ‘mustaqet’ Franco Gatti dhe ‘bjondja’ Angelo Sotgiu, dhe dy zëra femra, ‘bruneja’ Angela Brambati dhe ‘bjondja’ Marina Occhiena. Me largimin e Occhienas që nga viti 1981 grupi funksionoj si treshe, por pa e humbur shkëlqimin .

Author: jehona