Vera Picari, diva e këngës tironse

Vera Picari, këngëtarja  që ruajti “këngën”  si Vera në bute për 30 vjet

Edhe pse është e “Lindur dhe rritur n’Tironë”, emigrimi i hershëm më shumë se Verën do të linte në “ftohtësi” një zë brilant të këngës tradicionale “tironse”. Vështirësitë dhe peripecitë mbijetuese vetëm sa ja ruajtën “ëndërrën në sirtar”, por nuk mundën ta ndalnin këtë dëshirë të shpirtit saj që do të shpërthente me “mllefin” e mungesës së padrejtë të Verës, gjatë këtyre viteve. Vera do të largohej shpejt nga Shqipëria, herët fare, përpara rreth 30 viteve dhe  destinacioni i parë do të ishte ai i një emigranteje në Itali, ndërsa tashmë për 8 vjet ajo me familjen është e sistemuar në Londër.  Për një kohë të gjatë ka kënduar në mënyrë “autodidakte” pa patur një mundësi ballafaqimi me këngën në publik, por kjo nuk e demoralizoj dhe shkëputi nga kënga. Jo më larg se 2-3 vjet më parë një nga rikthimet e zakonëshme në Shqipëri do të bëhej shkak që zëri i saj të befasonte “kumbarin” e parë të saj, mjeshtrin Mustafa Mehja…! Kjo do të ishte “transheja” e parë që do të promovonte vlerat e një këngëtareje  që koha padrejtësisht e la në hije për kaq kohë.

Jehona.Info”- Cila është Vera…?

Vera– Po unë jam një vajzë e lindur në Marqinet, dhe e rritur në Tiranë në një familje që muzikën dhe këngën tradicionale e kemi pjesë të oksigjenit të jetës. Për arsye të pamundësisë, na ka munguar promovimi nëpër skena dhe koncerte, por ne këto “koncerte” i performonim në shtëpi nëpër “skenat” e “sebepeve” familjare.

Jehona Info”- Pra të kënduarit nuk është rastësi.

Vera-Nuk mund të them që është rastësi apo jo, por di që në shtëpinë time është kënduar dhe kërcyer pambarimisht, pse jo, kjo ka ndikuar që kënga për mua të bëhej “oksigjen” i jetës

Jehona.Info” Çfar mund të na thotë Vera për “jetën” përtej këngës ?

Vera– Kushtet financiare më detyruan që të emigrojë në Itali në vitin 1993. Si tek të gjithë, jeta e emigrantit është e vështirë, edhe për mua nuk ishte e lehtë. Edhe pse këtu në Shqipëri isha një nëpunëse, atje më është dashur të sakrifikoj përtej mundësive duke bërë të gjitha punët e mundëshme. Më tej jemi sistemuar  prej 8 vitesh në Londër, ku jetojë me familjen time.

Jehona.Info” – Në emigrim jeni aktivizuar me koncerte ?

Vera– Jo, për hirë të së vërtetës në koncerte zyrtare nuk jam aktivizuar, por kam qenë prezente në të gjitha eventet familjare apo shoqërore të shqiptarëve që ndodheshin në zonën time.

Jehona.Info”- Nëse do ktheheshe 30 vjet para kë do zgjidhje këngën apo Londrën…?

Vera– Unë nuk e kam në dyshim përgjigjen, përpara këngës nuk mund të ketë zgjidhje të parë, por kushtet, situata…

Jehona.Info”  Vera, keni një karrierë kaq të “shkurtër” në kohë sa cilido që do shikonte repertorin nuk do ta besonte…! A mendoni se ishte kjo “ndrydhje” kaq e gjatë, ju bëri të shpërtheni në kaq pak kohë…?

Vera– Po normalisht, po. Ishte një kohë e gjatë që e vuaja daljen përpara publikut me këngën. Kjo qoftë edhe për t’u provuar njëherë.

Jehona Info” Cili ka qenë kontakti I parë me publikun

Vera– Një nga ngjarjet e jetës me këngën ka qenë një koncert i zhvilluar në Trevizo të Italisë ku kam kënduar së bashku me disa këngëtarë të njohur të këngës popullore, ku spikaste Sinan Hoxha. Performanca ime përtej modestisë ka qenë e shkëlqyer. Ndërkohë që ka qenë mjeshtri Mustafa Mehja që duke më dëgjuar vokalin më ka mbështetur që të ecja përpara.

Jehona.Info”- Cila ka qenë kënga e parë…?

Vera– Kënga  e parë ka qenë ajo  që u krijua në bashkëpunim me maestro  Gëzim Mneri, “Lindur dhe rritur n’Tironë”. Ishte një këngë që u pritë mjaft mirë nga publiku dhe kjo ishte një inkurajim për mua që krahas rregjistrimit si klip të nxirrja edhe disa këngë të tjera.

Jehona.Info”- Cili është “zhanëri” i këngës së Vera Picarit ?

Vera– Unë jam tironëse dhe si e tillë, këngët me motive tironëse janë adrenalina, janë oksigjeni im.

Jehona.Info”- Sa e pengon largësia dhe cilat janë projektet e Vera Picarit për të ardhmen ?

Vera– Për këngën “vijë” në këmbë nga Londra, çka do të thotë se nuk lodhem dhe nuk i përtohem largësisë . Projektet në përgjithësi janë “secrete”, por unë ju them se do të jem në skenë si me krijime të mija ashtu edhe me këngët tradicionale  tironëse.

Repertori : Lind e rrit m’Tironë, Kalamajt jan mbreti, Me kismet pa kismet, Mun aty ke 7zymbylat, Zemrës i besova, Mall për nonen, Gjyshi im , Nga veriu në Tiron, Interneti.

Të kënduara: Fustani me pika, Robi plaket kur don vet, 30 dit e ramazanit,  Shipëri moj nana ime, Lule të bukra ka Tirana, Qan lulja për lulen, Dy dele 300 pare, Hidhet vallja, Kush kërcen naplonin, Laje laje kryt si rosa

Për  “Jehona.Info

Kryeredaktori Ilir J.Hoxha

Author: jehona