24 Gusht 2022 .Vranësira dhe rreshje shiu

Dita e sotëme  parashikohet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti pritet të jetë me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës.

  • Përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të cilat hera-herës do të jenë në formën e shtrëngtave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era me drejtim nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 1-6m/s e cila hera-herës në brigjet detare dhe në momentin e zhvillimit të  vranësirave pritet të fitoj intensitet deri në 12m/s. Valëzim në dete i forcës 1-2 ballë.

  • Temperaturat parashikohen:

Në zona malore 12 deri 32°C

Në zona e ulëta 14 deri 34°C

Në zona bregdetare 17 deri 33°C

Author: jehona