Shefi i NATO-s, Vuçiçit: Ndërhyjmë nëse stabiliteti kërcënohet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s  Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, lidhur me tensioned në veri të Kosovës, pas vendimit të kësaj të fundit për aplikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë. Përmes një publikimi në Twiter, kreu i NATO shprehet se ky organ është gati të ndërhyjë në rast të këcënimit të stabilitetit.

Bisedova me presidentin e Serbisë mbi tensionet në veri të Kosovës. Të dy palët duhet të angazhohen në dialogun konstruktiv të ndërmjetësuar nga BE dhe t’i zgjidhin mosmarrëveshjet përmes diplomacisë. NATO-KFOR janë të gatshme të ndërhyjnë nëse stabiliteti kërcënohet, bazuar në mandatin e Kombeve të Bashkuara”, shkruan Stoltenberg

Author: jehona