Gatime Deti
Duket se shqiptarët e kanë zakon t’i ruajnë gatimet e detit për në fundjavë, dhe specifikisht për të dielën e plazhit.
Recetën e sotme të karkalecave pikantë me arrë kokosi mund ta përgatisni në plazh, por padyshim edhe në shtëpi. Shijet ekzotike të kësaj pjate, si shafrani apo qumështi i arrës së kokosit, ju çojnë deri në brigjet aziatike, si ishuj tajlandezë.
Përbërësit (për 6 persona)
750 gr karkaleca të qëruar
2-4 speca djegës të thatë, të copëtuar
kripë dhe piper i zi
1 lugë e vogël shafran
4 thelpinj hudhër, të grirë hollë
4 lugë vaj ulliri
1 qepë, në feta
250 ml qumësht kokosi
350 gr qitro, të qëruar dhe grirë në copa
1 lugë lëng limoni
Përgatitja
Përzieni në një tas karkalecat, specat djegës, kripën, piperin, shafranin dhe hudhrën dhe lërini mënjanë për 10 minuta.
Nxehni vajin e ullirit në një tigan, shtoni qepën dhe fërgojeni derisa të bëhet gati transparente. Hidhni dhe përzierjen me karkaleca dhe fërgojini për 5 minuta.
Shtoni në tigan qumështin e kokosit, qitron e prerë dhe lëngun e limonit. Lini gjithçka në zjarr derisa karkalecat të gatuhen.
Shërbejini karkalecat të ngrohtë. Ju bëfshin mirë!