Grabitet ish juventini Felipe Melo

Momente të vërteta tmerri për Felipe Melo dhe familjen e tij. Mesfushori i Fluminense u ndalua dhe u sulmua nga disa hajdutë të armatosur teksa largohej nga Rio de Zhaneiro mbas fitores 4-0 në Maracanã kundër Corinthians. Grabitësit bllokuan Mercedesin e ish- lojtarit te Fiorentinës, Juventusit dhe Interit në Avenida Brasil, e rrëzuan atë, gruan, dy fëmijët dhe një shokun e tij që udhëtonte me ta, i morën makinën dhe sende të ndryshme personale me vlerë.

Author: jehona