Shpërthejnë bombolat në fabrikën e gazit në Porto Romano

Shpërthime janë raportuar këtë mëngjes në fabrikën e gazit në Porto Romano, Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, banorët janë larguar nga zona.

Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë vënë nën kontroll situatën.

Ndërsa raportohet se shpërthimi nuk përbën asnjë rrezik.

Njoftimi i policisë

Sipas uniformave blu, rreth orës 08:30 ka rënë zjarr në depozitat e gazit në Porto Romano.

Mësohet se me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, zjarri është fikur. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla materiale.

“Rreth orës 08:30, në Porto Romano, Durrës, ka rënë zjarr në depozitat e gazit.

Me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, zjarri është fikur. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet vendngjarje ku vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”,-njofton policia./

Author: jehona