Kthjellime dhe rritje temperaturash.
Gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë paradites por orët e pasdites dhe në vijim sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor ku më të dukshme do të jenë në veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit duke rrezikuar shira të përkohshëm. Të njëjtat kushte të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta do të na shoqërojnë dhe gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 31°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.