Shuhet “Tomka”, ndërron jetë në moshën 57-vjeçare aktori Enea Zhegu

Shuhet në moshën 57-vjeçare aktori i njohur Enea Zhegu. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Zhegu ishte i njohur për rolin e tij “Tomka” te filmi me regji të Xhanfize Kekos “Tomka dhe shokët e tij”. Ai ka qenë pjesë e disa prej filmave më të njohur shqiptar si “Lulëkuqet mbi mur”, “Njeriu me top”, “Një jetë më shumë”, etj. Ai vuante nga një sëmundje të rëndë prej vitesh me radhë.

Author: jehona