Florida. SHBA/ Piloti sëmuret, avionin e ul në pistë një nga pasagjerët

Një pasagjer arriti të ulë një aeroplan të vogël pasi piloti u sëmur. Ngjarja ndodhi në qiellin mbi Florida të SHBA. Në segmentin audio të publikuar nga CNN, pasagjeri, në bordin e Cessna 208 Caravan dëgjohet duke thirrur kullën e kontrollit.

“Këtu është një situatë e rëndë. Piloti im nuk është në vete. Unë nuk e kam idenë se si të drejtoj avionin”.

Në atë moment, kontrollori i fluturimit filloi të jepte udhëzime se si të ulej avioni.

“Përpiquni t’i mbani krahët në nivel dhe përpiquni të zbrisni. Shtyjeni levën përpara dhe zbrisni ngadalë”.

Pasagjeri ndoqi udhëzimet dhe me sa duket nuk u panikos dhe përfundimisht arriti të ulte avionin në Aeroportin Ndërkombëtar të Palm Beach.

“Urime për pilotin e ri”, – e komentoi kulla e kontrollit. ©LAPSI.al

 

Author: jehona