Kryengritja e Malësisë e vitit 1911 Kryetrimi Dedë Gjon Luli në muzeun e perjetësisë.Nga profesor Gjon Frani Ivezaj.

Në këtë 6 prill që përkon me 111 vjetorin e Kryengritjes së Malësisë së Madhe, ne malsorët kemi obligim ta përkujtojmë këtë datë, sa heroike aq historike e cila na veshi me nderë e lavdi të pashoqe falë atij heroizmi të trimave tanë malësor, të cilët për çështjen KOMBËTARE e për ATDHE e dhanë jeten si me le.
U qoftë nder e lavdi në shekuj të shekujve trimave malsor që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e trojeve tona të shenjta.
Me këtë rast do sjell në vëmëndje një pjesë nga libri “COPËZA HISTORIE KOMBËTARE” të autorit Gjon Frani Ivezaj. Botim i vitit 2012, shtypur nga Shtypshkronja “Volaj” Shkodër!

Përshtati Prof. Gjon Frani Ivezaj

-Kryengritja e Malësisë e vitit 1911
Kryetrimi Dedë Gjon Luli në muzeun e perjetësisë.

-Malësia e Madhe mbetet një emër i hershëm dhe shumë i mirnjohur në mbarë trevat shqiptare, e cila ndër shekuj është larë me gjakun e gjakut të vet, sakrificë kjo e pashoq e bijve të saj, në përpjekje për të ruajtur tokën e të parëve të tyre.
Ngado që të gërmosh, në gurët e kështjellave të natyrës apo edhe ndër Kulla, strehat shkëmbore që ndërtuan trashëgimtarët e saj, ndeshesh me deshmitarë të shumtë të ngjarjeve historike deri në ato më tragjiket të cilat flasin dhe përshkruajnë qëndrimin e malsorëve në luftë me rrebeshet e stuhive që pushtuesit e tërbuar lëshuan mizorisht mbi ta.
Dëshmi këto të kudogjendura në trojet ku ruhet ende gjaku i pastër i trimave legjendare,që mbajtën krenar nderin e flamurin. Edhe pse armiqtë tanë shekullorë u munduan me shekuj të rrëmbejnë e grabisin shumë nga trojet e trungut tonë, heroizmi i trimave legjendar duke filluar nga princat iliro – arbnor e deri tek fatosat e lirisë dëshmuan se Atadheu, ishte më i shtrenjtë se vetë jeta e tyre, për të cilin flijuan jetën e mbetën të pavdekshëm në histori. Janë pikërisht malsorët e Malësisë së Madhe ata që rrokën të parët pushkët dhe ndezën flakën e lirisë e cila u përcoll si një marathonomak në të gjitha vatrat e patriotizmit rilindas duke përçuar kështu t’tharmin e lirisë në të gjitha trojet e Ilirisë së lashtë shqipfolëse. Kryengritja e Përgjithshme e Malësisë së Madhe zgjoi këto vatra aq sa, paralel me të nisi luftra në Kaçanik e në Buletin. Në këto kushte tensioni më 26.7.1910 Shefqet Turgut Pasha vjen në Shkodër me qëllim që ta shtrojë Malsinë e Madhe e të shuaj vatren më të rrezikshme që rrezikonte më së shumti pushtetin otoman. Luftimet e përgjakshme në Qafë t’Agrit e në Qafë Shtamë të Shalës ndërmjet dukagjinasve dhe ushtrisë turke ishin goditje po aq e madhe sa ajo e Malsisë por se malsorët duke patur një unitet dhe një qëndrim të pathyeshëm në realizimin e çështjes “ja vdekje ja liri” të organizuar si një trup i vetëm pas një beteje të përgjakshme dhe fitores më të madhe të deri atëhershme burrat, Dedë Gjo Luli, Mehmet Shpendi me shokë, me 6 prill 1911 ngritën flamurin tonë kombëtar në Bratile, rudinën mbi majen e Deçiqit. Ky akt historik u realizu për të paren herë pas rënjes së Shkodrës më 1479. Kështu kryengritësit shqiptarë i përgjigjen Shefqet Turgut Pashës se për të gjallë nuk i përulen, e se do të luftojnë duke derdhë gjakun deri në fitimin e plotë të lirisë. Kryengritja e vitit 1911 në Malësi të Madhe e tronditi nga themelet pushtimin osman në Shqipëri prej së cilës në shtator 1912 plasë lufta Ballkanike. Sipas arkiva flamuri i ngritur me 6 prill 1911 mbi Deçiq ruhej deri në vitet e demokracisë në Muzeun Historik të Tiranës por që në të vërtetë rezulton i zhdukur nga pirateria institucionale e post komunistëve. Kryengritja e Malësisë Madhe mbetet modeli i Unitetit dhe veprimit luftarak e diplomatik për të cilën katrahura e politikës sot ka mbyllë çdo rreze shprese për ta njohur atë si zanafilla e lavdisë dhe fara e lirisë së Shqipërisë. Në kujtim të kësaj ngjarje do u referohem vargjeve të pavdekshme të poemës së Lasgush Poradecit kushtuar djelmnisë së malsisë.

“Marshi i Djalërisë”

Urdhëroj i madhi Zot
Zu ndrin yll i Shqipërisë
Ndrin e më s’përmbahet dot
Po rreh zemr’e djalërisë
Djalëri lart pë liri
Lart për Zonjën Shqipëtare!Yll në ballë e zjarr në gji
Zjarr në gji për Shqipëri
Digjen zemra djaloshare
Lidhni besën për Atdhe
Ju me gjak të Kastriotit
Lidhni e shpejt e bëni be
Be që vret porsi rrufe
Para kombit,  para Zotit
Djalëri hen Yll i ri
Djalëri këng’e shendetit
Për Liri, për lumturi
Rrofsh e lumja Djalëri!Rrofsh e qofsh sa val’e deti.

6 prill 2022

Author: admin