Vranësira dhe reshje të pakta shiu në këto zona/ Ja moti për sot

Zonat jugore dhe qendrore do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme do të jenë në orët e pasdites.

Sipas MeteoAlb, në zonat veriore vranësirat do të jenë më të shpeshta, duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 1 gradë Celsius deri në 18 gradë Celsius.

Era do të fryjë deri mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë./Shqiperia ime.com.al

Author: admin