Rikthehen reshjet e shiut! Vranësira dhe kthjellime, ja parashikimi i motit

Dita e enjte do të jetë në ndikim të një fronti atmosferik i cili do të sjellë në vend vranësira të dendura. Këto do të pasohen nga reshje shiu të cilat në jug e pjesërisht në qendër do të kenë intensitet të ulët.

Në veri e veriperëndim reshjet do të fitojnë intensitet të lartë dhe në formën e shtrëngatave me rrufe dhe breshër. Era do të fryjë e fortë dhe me rrahje nga kuadrati i jugut në të gjithë bregdetin duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit të forcës 5 dhe 6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 4 deri 12°C;

në zona e ulëta 10 deri 21°C;

në zona bregdetare 11 deri 22° C./shqiperiaime.com.al

Author: admin