Diell dhe rritje temperaturash, ja parashikimi i motit për sot

Mbeten moti i qëndrueshëm i cili do të sjelli në bregdet dhe zonë e ulët kthjellime dhe vranësira të lehta. Ndërsa kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme do të ketë në zonat malore.

Po ashtu mot të qëndrueshëm do të ketë vendi ynë edhe gjatë mbrëmjes dhe natës vonë. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent verior duke krijuar në det dallgëzim 1 -2 ballë.

Rajoni dhe Europ
Kontinenti Europian në pjesën më të madhe do të jetë me mot të qëndrueshëm KU kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante. Po-ashtu me mot të kthjellët POR me temperatura të ulëta MBETET rajoni i Ballkanit. Ndërsa europa veriore dhe zona e alpeve VIJOJNE me vranësira dhe reshje të dendura shiu dhe dëbore. Gjithashtu shira dhe stuhi ere do kenë dhe brigjet e deti të Zi.

Kosova
Territori i Kosovës do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferik për gjatë gjithë 24 orëshit. Pritet që Kosovë të jetë në dominimin e kthjellimeve në një pjesë të mirë të ditës, por do të ketë dhe kalime të pakta vranësirash.

Maqedonia e Veriut
Republika e MV do të jetë në dominimin kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, kjo si pasojë e zhvillimit të një qendre të presionit të lart atmosferik mbi Ballkanin perëndimorë do të diktoj motin dhe në MV./Shqiperia ime.com.al

Author: admin