Rritja e çmimit të naftës ka bërë që shqiptarët t’i mbulojë halli dhe xhepat e tyre të tkurren. Situata kaotike në vend për shkak të krizës ka sjellë reagimin e Belinda Ballukut. Ministrja u tregon shqiptarëve se e vetmja zgjidhje është kursimi.
Belinda:
Nuk do të ketë kufizime. Por ajo që duhet pasur parasysh është që çmimi është një hall shumë i madh. Sot po mbahet nga qeveria shqiptare, nuk po e ndjen familjari. Prandaj po diskutojmë si të ulim çmimin e naftës, ka edhe një mundësi tjetër. Të konsumojmë më pak naftë, të mos dalim me makinë për të blerë cigare apo bukë tek cepi i rrugës por të ecim në këmbë. Duhet kursyer nafta, por nuk duhet të ketë kufizime./asutimes.com