Sipas MeteoAlb: Moti i paqëndrueshëm do të sjellë vranësira të shumta. Pritet që vranësirat herë pas here të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu në zonën bregdetare dhe të ulët. Ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore. Parashikohet që reshjet të jenë me intensitet të ulët dhe më të dukshme do të jenë në Jug të vendit tonë.
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, POR do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.
Era do të fryjë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta për gjatë gjithë 24_orëshit. Parashikohet që vranësirat do të zhvillohen herë pas here duke sjell reshje dëbore në pjesën më të madhe të Kosovës, ndërsa në Jugperëndim të Kosovës reshjet do të jenë shiu.
Maqedonia e Veriut
Masat ajërore të paqëndrueshme do të përfshijnë të gjithë MV përgjatë gjithë ditës, duke sjell vranësira të shumta në territor. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje të pakta shiu dhe dëbore./Shqiperiaime.com.al