“Jam nën kërcënimin e vdekjes nga zoti Putin”/ Postimet e Zonjës së Parë të Ukrainës që po bëhen virale: Do qëndroj pranë burrit tim

Një figurë e matur, gjithmonë përkrah bashkëshortit, heroinë e rezistencës ndaj pushtimit rus. Është fjala për Olena Zelenska, gruaja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

44-vjeçarja ka vendosur që të qëndrojë në Ukrainë së bashku me dy fëmijët e saj Aleksandra, 17 vjeçe dhe Kiril, 9 vjeç. Ata janë të strehuar në një vend sekret nga ku Olena vazhdon që të mbështesë bashkëshortin dhe popullin e saj.

Qën ga dita e parë që ka nisur pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës, 44-vjeçarja mbështet vendin e saj duke bërë postime në rrjetet sociale. Zonja e Parë e Ukrainës tregon se çfarë po ndodh aktualisht atje.

“Jam nën kërcënimin e vdekjes nga zoti Putin”/

“Unë jam Olena Zelensky, jam gruaja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ne u martuam në 2003-shin. Vajza jonë lindi në 2044 dhe djali në 2013. Unë jam një shkrimtare dhe një arkitekte. Dhe jam nën kërcënimin e vdekjes nga zoti Putin”, është një postim i saj i bërë së fundmi.

Në postime të tjera, Olena tregon se si e mbështet popullin e saj: “Unë nuk do lë të më zërë paniku ose të shpërthej në lot. Do jem e qetë dhe e sigurt. Fëmijët më shikojnë dhe unë do të qëndroj pranë tyre dhe pranë burrit tim. Por edhe pranë jush. Ju dua dhe dua Ukrainën”./asutimes.com

Author: admin