Temperatura deri në -5°C, njihuni me parashikimin e motit për sot

Sipas MeteoAlb moti i qëndrueshëm do të sjelli gjatë gjithë ditës kthjellime dhe kalime vranësirash. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonat bregdetare dhe të ulëta.

Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të lehta vranësirash, të cilat herë pas here do të shtohen, ku do të mund të sjellin reshje të pakta dhe të izoluara dëbore në Verilindje dhe Juglindje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 11°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë./Shqiperiaime.com.al

Author: admin