Georgina: Unë kam punuar për paratë që kam në bankë, nuk ia mora Ronaldos

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ka deklaruar se paratë në bankë i ka të vetat dhe jo të futbollistit. Gjatë një intervistë për revistën Forbes Spain, modelja rrëfeu se ka miliona dollarë në bankë.

“Jam krenare se si e kam menaxhuar karrierën time. Jam e lumtur që jam partnerja e Cristiano Ronaldos, jam plotësisht e dashuruar me të dhe ndihem shumë me fat. Jam e vetëdijshme se të qenit e dashura e tij më ofron shumë mundësi, por kam punuar dhe ndërtuar atë që kam në bankë.

Është e vërtetë që gjërat kanë shkuar mirë për mua vitet e fundit, por gjithashtu kam punuar shumë dhe kam ditur të përdor kohën time dhe rrjetet sociale. Ndonjëherë më quajnë partnerja e Ronaldos në një mënyrë ulëse, por kjo nuk më lëndon. Jam e kënaqur që jam partnerja e tij, jam plotësisht e dashuruar me të dhe rrjedhimisht ndihem shumë me fat”, u shpreh Georgina.Kujtojmë që Rodriguez aktualisht është shtatzënë me binjakë./asutimes.com

Author: admin