Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, e ka nisur këtë të shtunë duke postuar një tjetër video në “Twitter”, teksa ndodhej në qendër të Kievit.
“The Guardian” shkruan se kjo video prej 40 sekonda, duket se i adresohet thashethemeve të rreme.
Sipas një përkthimi të pjesshëm nga Kyiv Independent, lideri i Ukrainës thotë:“Ka shumë informacione të rreme në internet që unë i bëj thirrje ushtrisë sonë të lërë armët dhe se ka evakuim”.
“Jam këtu. Ne nuk do të dorëzojmë armët. Ne do të mbrojmë shtetin tonë”, ka shtuar presidenti ukrainas.
Ndërkohë me një tjetër mesazh në “Twitter”, Zelenskiy ka lajmëruar se foli këtë mëngjes me presidentin francez Emmanuel Macron për armët dhe pajisjet që “janë rrugës për në Ukrainë” nga partnerët e tyre.“Koalicioni kundër luftës po funksionon!” tha ai./asutimes.com