Keni bërë plane për fundjavën? Paralajmërojnë meteorologët, tregojnë kthesën e papritur që do të marrë moti të dielën

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Në viset kodrinore-malore priten edhe reshje bore, ndërsa në disa zona priten edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Erërat veriore do të jenë të fuqishme sidomos në veriun e Shqipërisë, por edhe në vise tjera.

Nga e mërkura na pret mot më i ftohtë sidomos netët dhe mëngjeset pritet të jenë me ngrica.

Gjatë ditës priten vranësira dhe intervale kohore me diell si dhe në disa zona reshje afatshkurtra shiu e bore. Të premten pak më ngrohtë, ndërsa për fundjavë (të dielën) pritet të kemi reshje shiu e bore./Shqiperiaime.com.al

Author: admin