Bekim Ibrahimi këngëtari i Hiteve vjen me këngën më të re me titull “Adem Jashari o Adem Jashari”

Bekim Ibrahimi artisti i mirënjohur i cili po na surprizon me projektet e tij të  njëpasnjëshme, sapo ka publikuar dhe këngën më të re me titull “Adem Jashari o Adem Jashari”   një këngë shumë e bukur që mbart histori nëpër rreshtat dhe vargjet e saj, të shkruara  aq bukur dhe mjeshtërisht nga mjeshtri i penës Jahe Fida.

 

Bekimi ka vite që këndon dhe mbart mbi vete një repertor të gjerë, me këngë të ndryshme, por tashmë ai po përmbush çdo ëndërr artistike, duke vërshuar si një ujvarë e bjeshkëve Dardane, duke sjellë pothuaj çdo muaj projekte të reja. Fansat tashmë kanë në fonotekën personale, një larmi këngësh të ndryshme të këngëtarit të tyre të preferuar Bekim Ibrahimi.

Të këndosh këngë për Adem Jasharin është sikur  kalon në një univers heronjsh, aty ndien atë të cilën ndiente Heroi i madh Krenari, Dashuri për Tokën e shenjtë Dardane, kujtime, beteja, fitore, dhe një frymëzim të madh që buron nga i vend që lirisht mund t’a quajmë “Tempulli i Lirisë” kështu  shprehu emocionin e tij Bekimi  gjatë bisedës që pati me gazetarin e PortalitShqiptar.com dhe 123Albania.info 

Duke i uruar suksese këngëtarit më produktiv të momentit Bekim Ibrahimi, ne ju ftojmë që në linkun më poshtë të shikoni këngën “Adem Jashari o Adem Jashari”

 

Teksti: Jahe Fida & Bekim Ibrahimi Muzika: Bekim Ibrahimi Orkestrimi & Masterizimi: Alfred Kaçinari

 

Author: admin