“Flakë për flakë”/ Putin i kujton bombardimin e Serbisë, kancelari gjerman bën deklaratën ‘bombë’ për Kosovën

Kancelari gjerman Olaf Scholz është takuar sot me presidentin rus Vladimir Putin, për situatën e tensionuar në kufirin me Ukrainën. Temë e takimit sipas mediave, ka qenë dhe Kosova. Presidenti rus ka kujtuar luftën në Kosovë dhe bombardimi e forcave serbe nga NATO

Ne ishim dëshmitar të një lufte në Evropë dhe kjo është lufta e udhëhequr nga NATO kundër Jugosllavisë, nëpërmjet një operacioni ushtarak me sulme me raketa e bomba që e sulmuan njërin nga kryeqytetet e Evropës, Beogradin pra. Ky është një rast shumë i keq”, ka thënë Putin.

“Flakë për flakë” i është përgjigjur dhe kancelari Scholz, i cili edhe pas 23 vitesh ka mbajtur të njëjtin qëndrim për bombardimin e Beogradit, duke thënë se në Kosovë rrezikohej gjenocid. Nga marsi në qershor 1999, NATO bombardoi trupat serbe dhe ndali masakrën mbi shqiptarët e Kosovës.

“Në Jugosllavi kishim një rrezik tjetër e ai është rreziku i gjenocidit dhe kjo duhej të parandalohej .Jam i lumtur që ndërkohë kemi zhvillime paqësore dhe vendet e Ballkanit Perëndimor secili ka perspektivën e vetë në drejtim të Bashkimit Evropian .Kjo është shenjë e mirë”, u përgjigj Scholz./Shqiperia ime.com.al

 

 

 

Author: admin