Kremlini sinjalizoi të hënën se është gati të zhvillojë bisedime diplomatike me Perëndimin për të shmangur luftën, duke ofruar shpresë që Rusia të mos pushtojë fqinjin e saj të rrethuar nga mbi 100 mijë forcat ushtarake ruse të dislokuara në kufirin mes dy vendeve.
Ky sinjal shprese vjen ndërsa SHBA dhe evropianët po frikësohen gjithnjë e më shumë për një pushtim të mundshëm në orët në vijim, raporton noa.al duke cituar AP.
Edhe pse Kremlini dha sinjal të fortë shprese, megjithatë, mbeten disa pikëpyetje rreth synimeve të presidentit rus Vladimir Putin.
Nga frika për një pushtimi të pabesë, vendet po evakuojnë diplomatët dhe janë në gatishmëri për një luftë të mundshme të afërt mes tensioneve më të këqija Lindje-Perëndim që nga Lufta e Ftohtë./Shqiperiaime.com.al