Arjan Ulaj artisti i ri me një të ardhme që garanton sukses.

Arjan Ulaj artisti i ri,  i lindur në Laç të  Kurbinit, me origjinë nga Malesia e Madhe, së shpejti do na surprizojë me projekte të reja që pritet të hyjnë fuqishëm në tregun muzikor Shqipetar.

Arjan Ulaj që i vogël ka spikatur me talentin e tij për këngën në veçanti dhe për muzikën në përgjithësi, ai ka një vokal të mrekullueshëm dhe këndon zhanre të ndryshme muzikore, ku përfshihen këngët popullore, turbo folk, baladat, dhe kryesorja është sepse ai këndon  muzikë klasike dhe opera.

Arjan Ulaj tha për Portalin Shqiptar se angazhimet dhe studimet nuk i kanë lënë kohë për pregaditje e një albumi, por jo se nuk është marrë me muzikë, ai ka kënduar live në evenimente  dhe mbrëmje që organizohen në lokalin e tij dhe më  gjerë.

Projekti im i parë do jetë në zhanrin turbo folk, sepse dua të jem pranë një publiku të gjerë i cili siç dihet e adhuron këtë dhoj muzike. Sepse çdoherë më kërkojnë këngë të tilla. Por as dëshirën për muzikën operistike nuk do t’a lë pas, por siç i thonë një fjale (çdo gjë në kohën e vet).

PortaliShqiptar.com e falenderon artistin Arjan Ulaj për bashkëbisedimin, dhe i urojmë suksese në fushën  e muzikës.

 

Author: admin