Iliri u ankua se Antonela dhe Sara nuk kanë famë, Arbëri i kthehet keq atij dhe merr duartrokitjet e publikut me atë që i tha

Debate të ashpra në transmetim live mes Antonelës, Ilirit dhe Einxhelit. Këto debate u shkaktuan pasi Iliri ka vënë dyshime në famën e Antonelës dhe Sarës, shkruan lajmi.net.

Iliri ju kishte thënë se ato nuk do të duhej të jenë pjesë e Big Brother Albania VIP, pasi ato nuk kanë famë. Ato kanë shpërthyer keq ndaj Ilirit duke ia sqaruar atij se ato kanë famë sa Iliri ka për shumë vite.

Antonela u bë e famshme nga Për’puthen pas saj Top Arena, ndërsa Sara është blogere. Iliri dhe Antonela debatuan aq shumë sa që nuk i lërnin radhë të tjerëve.

Madje edhe Donaldi shpërtheu në britma duke kërkuar të lejojnë Einxhelin të flasë. Edhe opinionisti Arbëri dha mendimin e tij ndaj debatit madje ai u cudit se pse Ilirin po e mundon kjo temë dhe në debatë e sipër iu shpreh atij: O Ilir a ke menduar se do të hyjnë shkencëtarë aty. Batuta e Arbërit u prit me duartrokitje nga publiku në sallë.

Debatet nuk kanë pushuar edhe pas kësaj. Nderkohe Big Mama, Arjola, Monika, Einxhel, Sara dhe Anonela tashmë janë nominuar direkt. Vajzat u nominuan pasi kanë thyer rregullat duke bërë me shenja si dhe Sara e cila ka dërguar letër ndaj Pm-it.

Këtyre nominimeve i është shtuar edhe një tjetër emër. Së bashku me vajzat në nominime ka shkuar edhe Iliri, Meridiani dhe Donaldi. Të premten njëri nga këta banorë do të eliminohet duke lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother Albania VIP.

Author: admin