‘Sorrë…’, për kë banor të BBV ishte ky thumb i Romeos në postimin e fundit?

Arjola, Iliri dhe Donaldi janë treshja që së fundi kanë pasur debate të ashpra mes vete. E pas këtyre debateve gjithmonë vinte edhe një reagim i Romeos.

Ai edhe kësaj radhe ka vendosur ta mbështesë atë. Mbështetja e vetme e tij e realizueshme për moemntin është përmes rrjeteve sociale. Romeo në postimin e fundit ka hedhur kunja drejt banorëve në shtëpi, të cilët janë kundërvënë vëllait binjak të tij.

‘I vetmi shpend që e merr guximin t’i bjerë në qafë shqiponjës është sorra. I ulet në kurriz dhe fillon t’i çukisë qafën. Megjithatë, shqiponja nuk i përgjigjet, as nuk lufton me të, as nuk merret me të fare.

Thjesht hap krahët dhe fillon të fluturojë lartë, sa më lartë ngjitet aq më shumë i vështirësohet frymëmarrja sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit”, ka shkruar Romeo në postimin e tij në “Instagram’, ka shkruan në postimin e tij.

Ky postim mund të jetë për Ilirin, Arjolën apo për këdo që shprehet ashpër ndaj Donaldit. Donaldi është kritikuar shumë për lidhjen e tij me Beatrixën.

Nuk është hera e parë, me siguri as e fundit që Romeo thumbon dhe ironizon keq banorët e BBV’ kuptohet ata që janë kundërshtarët e Donaldit.

Author: admin